Nëntë vrasje vetëm për tre muaj në Kosovë

Megjithë përparimet sa i përket fushës së sundimit të ligjit, Kosova siç duket nuk i tejkaluar ende problemet me krimin dhe vrasjet për motive të ndryshme.

Edhe gjatë vitit 2018 është shënuar një numër jo i vogël i vrasjeve në territorin e Kosovës.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditura statistikat e vrasjeve në Kosovë gjatë tremujorit të parë të vitit 2018.

Gjatë kësaj periudhe, që përfshin muajin janar, shkurt dhe mars, në Kosovë janë shënuar gjithësej nëntë raste të vrasjeve.

Tri raste janë shënuar më muajin e parë të këtij viti, e nga tre raste tjera janë shënuar po ashtu në muajt shkurt dhe mars.

Vlen të theksohet se në muajin që lamë pas është shënuar edhe një vrasje e dyfishtë, ku në Malishevë u vranë dy vëllezërit e familjes Maloku, Bahriu dhe Shaniu, nga persona të dyshuar të cilët tani po mbahen në paraburgim.

Krahasuar me vitet paraprake, gjatë vitit 2017 për 4 muaj ishin shënuar 13 raste të vrasjes për motive të ndryshme, e më 2015 dhe 2016 u shënuan 26, respektivisht 26 vrasje në tërë territorin e Kosovës