Nënës 19-vjeçare i refuzohet kthimi nga Siria, i hiqet nënshtetësia

Pesë vitë më parë, opinioni publik në Britani u trondit kur disa vajza adoleshente, 15 vjeçare të indoktrinuara, lanë Londrën dhe shkuan në Siri për t’u bashkuar me burrat e tyre, pjesë e ISIS.

Sot 19-vjeçe, Shamima Begum, vajza që solli në jetë një fëmijë para pak ditësh, në një kamp refugjatësh në Siri, zuri faqet e para të mediave pasi tha se donte të kthehej në Britani për të hir të fëmijës.

Nënës adoleshente jo vetëm që i është refuzuar kthimi nga autoritetet në Londër, por i është hequr edhe nënshtetësia britanike. Vendimi pati mbështetje nga masa, por shumë të tjerë e kundërshtojnë si tepër të ashpër, pasi bëhet fjalë për një adoleshente që është indoktrinuar e që është përdorur kur ka qenë në moshë tepër të re për të vendosur.

Sipas opinionistes së The Guardian, Çitra Ramasvami, vendimi për t’i hequr nënshtetësinë ka për ta kthyer këtë vajzë në martire.

Komenti i saj:

Vendimi për t’i hequr nënshtetësinë ka për ta kthyer këtë britanike të re në martire.

Ashtu siç u kthye Guantanamo në vend rreshterësh për të rekrutuar ekstremistë, rast i Begumit do të shërbejë vetëm për të “radikalizuar” më shumë myslimanët e rinj britanikë.

Për çfarëdo krimesh të akuzohet, ajo mund të gjykohet në Britani e të bëhet drejtësi në gjykatë. Por qeveria vendosi ta bëjë shembull publik.

E gjithë bota tani do të gjykojë aftësinë e Britanisë për të dhënë mëhsirë. Por ministrat nuk duket se duan t’ia dinë për pasojat që mund të ketë qasja me grusht të hekur ndaj problemit të radikalizmit të myslimanëve të rinj në Britani.

Ministri i Brendshëm, Saxhi Xhavid, madje sugjeroi që të rikthehej ligji i tradhtisë, që është përdorur në shekullin e 14-të për të ndëshkuar edhe njerëzit që imagjinon vdekjen e monarkëve, apo që imagjinoni sikur kryenin marrëdhënie seksuale me partneren e mbretit.

Xhavidi nuk ka kuptuar se ministria e tij ka miratuar tashmë një ligj kundër terrorizmit, që po ashtu ka marrë miratimin mbretëror. Ligji kthen në krim terrorist çdo udhëtim në vende si Siria, dhe shkelësit dënohen për terrorizëm.

Por gjëja e fundit që i duhet vendit tani, është miratimi i ligjeve për dhjetëra myslimanë britanikë që po kthehen nga Siria.

Kodi Penal është mbushur aq shumë me ligje terrorizmi, sa më thjesht i bie t’i ndëshkosh ekstremistët sipas ligjeve të zakonshme për kriminelët.

Politikat impulsive në lidhje me terrorizmin nuk janë kurrë ide e mirë, dhe mund të shërbejnë vetëm për t’i kthyer kriminelët e zakonshëm në dëshmorë”,

Top Channel

SHPËRNDAJE