Nëna shpërndan fotografi prekëse të vajzës 5-vjeçare duke u kujdesur për vëllanë me leukemi

Një fotografi prekëse e nënës shfaq realitetin e betejës së djalit të saj kundër leukemisë – pasi motra e tij e ngushëllon atë.

Beckett Burge u diagnostikua me leukemi limfoblastike akute në moshën dy vjeçe në prill të vitit 2018, dhe që atëherë, Beckett kaluar muaj në spital duke iu nënshtruar kimioterapive, transmeton lajmi.net.

Në fotografitë e realizuara nga nëna, Kaitlin Burge, në janar, motra Aubrey mund të shihet duke i fërkuar shpinën e vëllait të saj ndërsa ai mbështetet duart mbi guaskë tualeti – duke e siguruar atë se gjithçka do të jetë në rregull.

Pavarësisht se është vetëm 14 muaj më e madhe, Aubrey i lan vëllait duart, e çoi vëllain e saj në shtrat dhe i ofroi ndihmë në pastrimin e banjës nënës së saj.

Duke shpërndarë fotografitë e Beckett, tani katër vjeç dhe Aubrey, Kaitlin thotë se është e emocionuar nga ‘lidhja e tyre e jashtëzakonshme’, por pranon të ndjehet e trishtuar që vajza e saj e vogël ka shfaqur dhembshuri kaq të madhe.

Gruaja 28-vjeçare ka vendosur të nxjerrë në pah pamjet e dhimbshme, për të treguar rëndësinë e prezencës së familjes në kohë krize. /