Nëna shet fëmijën për 2500 dollarë, të njëjtin plan kishte edhe për dy të tjerët

Një grua  nga Teksasi shiti djalin e saj shtatëvjeçar për 2.500 dollarë për të paguar një borxh  droge. Ajo është dënuar me gjashtë vjet burg. Esmeralda Garza, u deklarua fajtore për tri akuza, shitjen e fëmijë, pastrimin e parave dhe planifikimin për shitjen e fëmijëve të tjerë.

Hetuesit thanë se Garza kishte planifikuar gjithashtu të shiste vajzat e saja, dy dhe tre vjeçare. Departamenti i Sigurisë Publike i Teksasit e zbuloi  djalin e Garzës në një shtëpi në Corpus Christi, gjatë ekzekutimit të një urdhër-kërkimi për drogë, në qershor 2018.

“Një grua në shtëpi u tha autoriteteve se kishte blerë djalin nga Garza për 2.500 dollarë”, sipas ‘USA Today’. Garza pastaj u tha hetuesve se ajo dhe i dashuri i saj kishin borxhe  droge dhe ia dhanë fëmijën një gruaje.