Nëna e De Ligt zbulon klubin e ri të super mbrojtësit të Ajaxit

Matthijs De Ligt do të largohet nga Ajax Amsterdam, pas përfundimit të këtij sezoni.

Nëna e Matthijs De Ligt ka lavdëruar klubin e Barcelonës në mes të spekulimeve rreth transferimit të mbrojtësit të Ajaxit te klubi katalan.

Vivian u pyet se ku do të transferohet biri i saj.

Dhe, ajo pati vetëm fjalë lëvdate për Barcelonën, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

“Barcelona është klub i mirë. Matthijs duhet të marr një vendim të madh”, u shpreh ajo.

De Ligt së bashku me Barcelonën kërkohet edhe nga Juventus dhe Manchester City.