Nëna braktisë fëmijët, i thotë policisë se nuk i dëshiron ata

Një rast i pazakont ka ndodhur dje në Prishtinë ku një nënë ka braktisur fëmijët e saj. Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj.

Kështu ajo kishte telefonuar Policinë e Kosovës duke iu thënë së nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se më vendim të prokurorit, fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt.

“Është raportuar se dyshuara femër K/Shqiptare, ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët  e saj. Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar”, bëhet e ditur në raport.

SHPËRNDAJE