Nëna afgane emocionon botën, mban provim teksa qetëson foshnjen (Foto/Video)

Jahantab Ahmadi nuk ka dëgjuar kurrë për Facebookun deri para një jave kur është shpërndarë imazhi i nënës së tre fëmijëve teksa kujdesej për foshnjën e saj, ndërkohë që ishte duke marrë pjesë në provimin pranues në fakultet.

Lajmet e mira erdhën shumë shpejt. Ajo kaloi provimin, duke iu afruar ëndrrës së saj për t’u edukuar. Më pas i erdhi lajmi për një fushatë e cila ka për qëllim financimin e studimeve të saj, duke i ulur frikën se nuk do të mund të përballojë shpenzimet në Institutin e Arsimit të Lartë në qendër të provincës Daykundi në Afganistan.

Duke folur për Radion Afganistani i Lirë gjatë udhëtimit të saj në Kabul, 25-vjeçarja ishte e pavetëdijshme për ekspozimin e saj në botë.

Mirëpo ajo shprehu dëshirën për të sjellë një ndryshim pozitiv te populli afgan, “veçanërisht te gratë” në provincën ku ajo jeton. “Shumë gra në Afganistan, kryesisht në provincë janë analfabete”, ka thënë Ahmadi.

Fotografitë që i dhanë asaj famën ishin realizuar nga një profesor, i cili po monitoronte provimin pranues për programin e shkencave sociale në Institut.

Yahya Erfan është habitur kur ka parë gruan e re e cila vazhdonte të plotësonte provimin, ndërkohë që po tentonte të qetësonte vajzën e saj dymuajshe.

Erfan ka kujtuar për Radion Evropa e Lirë, se kur foshnja ka filluar të shqetësohet, Ahmadi është larguar nga tavolina e saj për t’u ulur në tokë, pasi ashtu mund ta kontrollonte më lehtë vajzën.

Ai ka thënë se nuk ka mundur të rezistojë pa i bërë disa fotografi, të cilat më pas i ka postuar në rrjetin social Facebook.

Fotografitë janë shpërndarë në Facebook dhe Twitter, derisa shumë përdorues i kanë bashkëngjitur pamjeve mbishkrimin #JahanTaab dhe kanë bërë thirrje për t’i ndihmuar gruas që të pagujë shpenzimet në universitetin privat.

Në një intervistë të mëparshme për gazetën Etilatrooz, ajo ka shfaqur shqetësimet e saj se ndoshta nuk ka mundësi për të paguar të gjitha shpenzimet.

Kur ka folur për Radion Evropa e Lirë ajo ka thënë se nuk është në dijeni për përpjekjet e njerëzve për ta ndihmuar atë financiarisht.

Vajza Khezran, është më e vogla nga tre fëmijët e saj, të gjithë nën moshën pesëvjeçare.

Ahmadi, burri i saj, Musa Muhammadi, dhe Khezran, janë nisur së bashku nga fshati i tyre për në Nilli, kryeqytetin e provincës, Daykundi, në mënyrë që ajo ta kryente provimin.

“Gjithmonë kam dashur të shkoj në fakultet, mirëpo nuk kemi mundur ta përballojmë”, ka thënë ajo.

“Dëshiroj t’i vazhdoj studimet e mia. Dëshiroj t’i dërgoj fëmijët e mi në shkollë që ata të edukohen dhe të kenë jetë më të mirë”.

“Gruaja ime duhet të studiojë”, ka thënë Muhammadi, për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se beson në të drejtat e grave dhe shprehet se “do të ndihmojë atë, me të gjitha kapacitetet e mia”

Në një shoqëri konservative ku shumica e burrave kundërshtojnë edukimin dhe ambiciet për karrierë të një gruaje, Muhammadi ka thënë, “nuk ka rëndësi a je grua apo burrë kur është fjala për edukim”.

VIDEO/ Nëna afgane emocionon gjithë botën, provim për në universitet duke mëkuar foshnjenImage

[fbvideo link=”