Neglizhenca e KEK-ut rriti çmimin e rrymës, Kosova në krizë të thellë të paktën për 6 muaj

Në mungesë të prodhimit nga ana e KEK-ut, Kosova pritët të futët në krizë të thellë energjetike deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.

Korporata Energjetike e Kosovës –KEK është duke prodhuar vetëm 400 megavatë (MW) energji elektrike. Kërkesat aktuale për rrymë janë 1000 MW.

Lajmi.net ka mësuar se KEK-u ka fikur dy blloqe dhe është duke operuar vetëm me dy, si pasoj e mungesës së thëngjillit. Ndërkohë, KEDS-i është duke importuar rreth 600 MW.

Nëse KEDS, 1 MW e ka blerë nga KEK për 25 euro, nga importi është duke kushtuar 70-80 euro.Ngase KEK-u nuk i kishte kryer obligimet e veta më kohë, Qeveria e Kosovës, vetëm para pak ditësh mori vendim që të shpronësojë tokat në Hadë dhe Shipitullë, vend ky nga ku do të nxirret thëngjilli.Por, KEK ka njoftuar se nga dita që do të nisë puna në këto dy lokacione, rezervat e para të thëngjillit do të mund të nxirren vetëm pas gjashtë muajve.

“Rezervat e para të thëngjillit, bazuar në analizat paraprake që i kemi bërë dhe kapaciteteve që kemi besojmë shumë së do të fillojnë të krijohen pas gjashtë muajve”, thuhet në një komunikatë për media të KEK-ut, të datës 18 dhjetorë.

Por, deri me tash, akoma nuk kanë filluar puna në Hadë e Shipitullë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj akuzoi sot drejtpërdrejtë krerët e Korporatës Energjetike të Kosovës për shtrenjtimin e rrymës, duke thwnw se “fajtorët për këtë situatë janë “sekserët”.

Mirëpo sipas tij, të gjithë do të japin llogari, duke filluar nga menaxhmenti i KEK-ut.

“Për dy vjet janë harxhuar rezervat e qymyrit. Nuk janë marre veprime që është dashur të ndërmerren, me mujt me mih, pra shpronësimet dhe është sjell vendi në krizë. Kur e kemi marrë Qeverinë e kemi marre bombën e kurdisur të gjendjes në energji. Kuptone këtë saktë, bombë e kurdisur e gjendjes në energji. Çka nënkupton kjo. Rezervat e qymyrit që është obligim me pas për dy vjet, KEK duhet të ketë rezerva për dy vjet, janë harxhuar për dy vjet të gjitha dhe njëkohësisht nuk është ndërmarrë veprimi i nevojshëm që me mujt jo me kriju më rezerva por me mih. Kjo ka ndodh prej Qeverisë që shkoi, prej Qeverisë Mustafa. Prej atyre që sot e kanë gojën plot me ato që thonë”, tha Haradinaj.

Ndërkoha, sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka njoftuar kabinetin qeveritar për gjendjen energjetike në vend.

Lluka tha se është duke u importuar gjysma e kapacNë mungesë të prodhimit nga ana e KEK-ut, Kosova pritët të futët në krizë të thellë energjetike deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.