Në Venezuelë banorët prisnin ujin, por nga çezmat filloi të rridhte naftë (Foto)

Kur banorët e Venezuelës janë zgjuar nga gjumi kanë kuptuar se nga çezmat e tyre po dilte diçka tjetër, në krizën më të fundit që ka goditur kombin e Amerikës së Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët në San Diego, shteti Carabobo, përmbytën mediat sociale me fotografi dhe video të ujit të zi ndërsa ankoheshin se ishte kontaminuar me naftë.

Siç thuhet tutje, qyteti ka vuajtur me një furnizim të ndërprerë të ujit për muaj me radhë.

Por kur furnizimi u kthye të mërkurën, banorët zbuluan se nuk mund të pinin atë që po dilte nga rubinetat e tyre.

SHPËRNDAJE