Në Turqi gjendet një vulë 9000-vjeçare

Vula e lashtë që daton rreth 9 000 vjet më parë është zbuluar në një kodrinë në qytetin jugor dhe bregdetar të Mersinit në Turqi.

Vula që i përket viteve 7 000 para erës sonë u zbulua në Jumuktepe Hojuk, vend që ndodhet katër kilometra në perëndim të qendrës së qytetit Mersin.

Gjatë gërmimeve prej dy muajsh e gjysmë në kodrinë, ekipi prej 25 personash i kryesuar nga një profesoreshë e arkeologjisë në Universitetin e Leçes në Itali, Isabella Caneva, zbuloi një majë të shigjetës që i përkiste epokës neolitike, si dhe disa gurë të vegjël.

“Ne zbuluam një vulë të lashtë 9 000 vite më parë. Vula është pronë private. Ka modele gjeometrike në të”, shpjegoi Caneva.

Ajo shtoi se ekipi mori informacione të çmuara dhe të dobishme për historinë e rajonit gjatë këtyre gërmimeve./ ATSH-AA