Në Turqi fuqizohet Rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë


Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike realizoi projektin “Krijimi dhe fuqizimi i rrjeteve te të rinjve dhe studentëve në Turqi”. Në qytetin e Stambollit u zhvilluan takime me përfaqësuesit e Lidhjes së Rinisë Shqiptare të këtij qyteti. Në këto takime, në të cilat ishte i pranishëm kryetari i Lidhjes për Stamboll, Eni Balkan, u diskutua për zgjerimin e lidhjes edhe në qytete të tjera të Turqisë, fuqizimin e saj dhe konkretizimin e projekteve të ndryshme që lidhen me rininë.

Përfaqësuesit e MDIS-it patën takime edhe me të rinjtë dhe anëtarët e Lidhjes së Rinisë Shqiptare në Bursa. Aty i priti  kryetarja e rinisë për Bursë, znj.Nergis Morana, nga e cila u njoftuan për së afërmi për punën dhe aktivitetet e Lidhjes së Rinisë Shqiptare.  Edhe në këtë takim u diskutua për fuqizimin dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me MDIS-in.

Vlen të theksohet  se në takim me të rinjtë shqiptare të Bursës ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i qytetit të Bursas, z. Rexhep Altepe,  i cili premtoi se do t’u ofrojë mbështetje të rinjve që veprojnë në këtë qytet.

U zhvilluan takime edhe përfaqësuesit e shoqatës kulturore “Zafer”, e cila njihet për aktivitetet e saja jo vetëm në Bursa, por edhe më gjerë.

SHPËRNDAJE