Në Turqi arsimohen studentë nga e gjithë bota

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Është e pamundur që të mendohet se universitet tona të izolohen brenda kufijve të tyre në një epokë ku kufijtë kanë humbur dhe largësitë dhe kuptimin e tyre. Universitetet turke duhet të jenë konkurrues me arsimin e lartë në botë, madje duhet të jenë më lart se universitetet e botës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së Kompleksit Esenboğa të Universitetit Yıldırım Beyazıt në Ankara.

Ai ka vënë në dukje se përveç programeve të zakonshme të universitetit është e rëndësishme që të jepet përparësi edhe për programet e masterit dhe të doktoratës.

Erdoğan ka theksuar se për hapjen me jashtë universitetet i kushtojnë shumë vëmendje si programeve të shkëmbimit të studentëve dhe mësimdhënësve ashtu edhe punimeve të përbashkëta me institucionet e tjera të arsimit të lartë.

“Turqia po pret me mijëra studentë të huaj”

Duke theksuar se shumë universitete kanë ndërmarrë iniciativa të reja duke kryer projekte të përbashkëta me homologët e tyre në pozitat gjeografike si Lindja e Mesme, Ballkan, republikat turke dhe vendet afrikane, Erdoğan tha se “Turqia jo vetëm dërgon studentë jashtë vendit, por në të njëjtën kohë pret mijëra studentë të huaj.”

“Bota është mbledhur në Turqi. Aktualisht në vendin tonë ndodhen 95 mijë studentë që arsimohen në programet ndërkombëtare universitare, master dhe doktoraturë nga 203 vende të botës. Unë kam besimin se Universiteti Yıldırım Beyazıt i Ankarasë duke vazhduar këtë përshpejtim së shpejti ai do të jetë një universitet ndërkombëtar. Unë gjithashtu jam i sigurtë se ju do të punoni, në mënyrë më të vendosur, më të planifikuar, më të përkushtuar me këtë qëllim”, ka shtuar Erdoğan, duke vënë në dukje se në Turqi ka studentë që kanë ardhur nga vendet si Nigeri, Egjipti, Siria, Palestina dhe Guinea.