Në Tiranë mbahet konferenca “Feja si instrument i paqes”

Presidenti Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, që mbahet në Tiranë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot merr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Thaçi në panelin hyrës do të flasë për rolin e fesë në ndërtimin e paqes në Kosovë.

Në këtë konferencë marrin pjesë udhëheqës të shteteve të rajonit dhe udhëheqës të bashkësive fetare nga e tërë bota