Në të gjitha xhamitë e Kosovës u bën lutje për viktimat e aktit terrorist në Zelandë

Sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, me vendim të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, hytbeja e e namazit të xhumasë pati në fokus mësimet e parimet e fesë islame për paqenë, mirëkuptimin, tolerancën e pranimin e tjetrit.

Po ashtu në të gjitha xhamitë e Kosovës u bë lutje e dua për shpirtrat e viktimave të aktit të terrorit të një jave më parë në xhamitë e qytetit Christchurch të Zelandës së Re, ku u ekzekutuan 50 besimtarë myslimanë derisa po falnin namazin e xhumasë.