Në Shqipëri paguhej vetëm 100 dollarë në muaj, futbollisti nigerian sot një yll i Championsit

24-vjeçari, Peter Olayinka i cili ka luajtur edhe me Bylisin e Ballshit, nuk ka pasur një rrugë të lehtë për një karrierë të suksesshme profesionale. Ai ka kaluar sfida të shumta.

“Ne na u mohua një fitore në Inter në minutën e fundit dhe ne mund të mundëm ta mposhtim Barcelonën në Nou Camp, kështu që Dortmundi ofron një mundësi të madhe për ne që të përfundojmë në një nivel të lartë. Gjashtë vjet më parë unë isha duke parë Lionel Messin, Romelu Lukakun, Gerard Pique dhe Axel Witsel në televizionet në Nigeri, dhe ka qenë tepër surreale duke luajtur kundër tyre në Ligën e Kampionëve. Jeta ime ka qenë tepër e vështirë për të arritur këtu, por unë jam këtu tani dhe e kaluara vetëm më jep energji për të ecur para.” -tha ai BBC Sport, transmeton Shqip.

Rruga e Olayinka për një karrierë të suksesshme profesionale ka qenë e mbushur me sfida të shumta.

Ndërsa ai tani mund të renditet në garën me në të suksesshmit e futbollit në Evropë, ai ka marrë një rrugë disi nomade duke qëndruar herë pas here në vende të varfra si Nigeri në San Siro, në Shqipëri, në Qipron veriore dhe Belgjikë.

Fillimi i vështirë në Evropë

Ai e filloi karrierën e tij në klubin amator Baba Boss në shtetin jug-perëndimor të Oyo, përpara se të hynte në sistemin e të rinjve në klubin shqiptar Bylis të Ballshit në vitin 2012, ku ai përjetoi edhe dimrin e ftohtë.

“Kur arrita në Shqipëri luaja për të rinjtë dhe merrja 100 dollarë në muaj. Rroga vonohej ndonjëherë dhe duheshin javë që ta merrje. Nuk isha i lumtur dhe doja të fitoja më shumë. Familja dhe miqtë kishin pritshmëri nga unë, por nuk mund të plotësoja kërkesat e tyre pasi 100 dollarë ishin gjithçka çfarë kisha Lajmet në të gjitha televizionet shqiptare raportonin se unë isha “rrëmbyer” nga zyrtarët e një ekipi tjetër kundër dëshirës sime. Ajo çfarë ndodhi është se një klub (Kukësi) mendoi se kishte një marrëveshje verbale me ne gjatë ditës, por më vonë zbuluan se unë kisha nënshkruar për rivalët e tyre (Skënderbeun). Çdo gjë ishte lëmsh. Fakti që dy klube po luftonin për mua më tregoi se po lëvizja në drejtimin e duhur”, shpjegoi ai.

Futbollisti i njohur nigerian që përjetoi kohë të vështira duke luajtur në qytetin e tij të lindjes, por edhe në fusha të varfra si ajo e Shqipërisë, Qipros dhe shumë vendeve të tjera.

Pavarësisht sa pak u pagua në Shqipëri , futbollisti tregon se nuk ka ndjerë racizëm në skuadrat me të cilat ka luajtur.

“Mund të them ato gjëra që kam përjetuar vetë. Shqipëria dhe Çekia kanë qenë shumë suportues ndaj lojtarëve me ngjyrë. Reagimi ndaj lojtarëve me ngjyrë është shumë pozitiv dhe nuk kam përjetuar asnjëherë racizëm as këtu e as në Shqipëri”, tha ai.