Në Serbi për një vit afro 10 miliardë euro investime, Kosova po merret me listat e veteranëve!

Shtetet e fuqishme botërorë për vetëm një vit kanë investuar afro 10 miliardë euro në Serbi. Kështu ka shkruar përmes një postimi në “Facebook”, profesori i Shkenca Islame, Mustafa Bajrami.

Sipas tij, Republika e Kosovës duhet të ‘kthjellet’ dhe mos të merret me tema të kota. Profesori ka përmendur rastin e fundit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën po bëhet zhurmë e madhe.

Statusi i plotë:

TITULLI I PORTALIT: Kinezët me investim dy miliardë euro në Serbi, punësohen mbi 10.000 persona!

KOMENT: Burra, leni llafet e muhabetet e zënkat e panevojshme. Leni listat e ç’listat e shikoni se çka është duke u bërë përreth nesh. Nëse mbaj mend mirë, për aq sa po lexojmë e po dëgjojmë, vetëm përgjatë një viti, në Serbi po bëhen afër 10 miliard euro investime. Gjermanët, turqit, kinezët, emiratasët, rusët e të tjerë..!

P/S: Serbia ka nënshkruar një marrëveshje gjigante me Kinën për hapjen e një fabrike teknologjike në Beograd. Kinezët në Serbi po hapin parkun më të madh industrial në Evropë ku do të punësohen mbi dhjetë mijë persona.!