Në qarkun e Lezhës 59 pallate dhe 441 banesa të dëmtuara nga tërmeti

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në qarkun e Lezhës janë dëmtuar nga tërmeti 59 pallate, 441 banesa si edhe 12 institucione shtetërore.

Të dhënat janë bërë publike nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile ku është prezantuar puna e bërë që prej rënies së tërmetit.

Deri tani janë shpallur të pabanueshëm 51 pallate në tre bashkitë e këtij qarku, ndërsa inspektimet ende nuk kanë përfunduar.