Në nivel vendi, kjo është partia me më së shumti vota

Në ora 19:00 u bë mbyllja e vendvotime në 38 qendrat e votimeve në Kosovë.

Pas përmbyllje së votimeve në vend dolën edhe rezultatet e para, mjaft interesante në pothuajse secilën komunë.

Por pavarësisht se shumë komuna do të shkojnë në balotazh e disa të tjera do të kenë fitues pa balotazh, këto janë partitë që në përgjithësi dolën fituese në këto zgjedhje lokale, transmeton Indeksonline.

Sipas Demokracie në Veprime, rezultatet e tanishme ndryshojnë shumë nga pritjet që ishin pas zgjedhjeve nacionale në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 210 mijë vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 140 mijë vota.

Lëvizja Vetëvendosje 130  mijë vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë fituar 100 mijë vota në nivel vendi sa i përket zgjedhjeve lokale./Mesazhi/