Në ndeshjen Finlandë – Kosovë ndalohen simbolet Kuq e Zi

Federata e Futbollit të Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë futjen në stadiumin në Turku të gjitha simbolet Kuq e Zi.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka lëshuar një lajmërim të rëndësishëm një ditë para ndeshjes Finlandë – Kosovë.

Aty thuhet se Federata e Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë futjen në stadium të të gjitha simboleve Kuq e Zi, transmeton Lajmi.net.

Lajmërimi i plotë i FFK-së;

FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës.

Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim.