Në mungesë të gjyqtares mbyllet seanca për rastin “Toka”

Seanca për rastin “Toka” ku është paraqitur para trupit gjykues ish deputeti, Azem Syla, nuk është zhvilluar.

Kjo pasi që gjyqtarja Nora Bllaca, e cila është avancuar në Gjykatën e Apelit, nuk ishte pjesë e trupit gjykues.Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk kanë marrë vendim se a mund të merr pjesë gjyqtari, Arcadius Sedek.

Në qoftë se ndërrohet gjyqtarja Nora Bllaca atëherë dy dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e mbrojtur duhet të merren që nga fillimi.Mbi Azem Sylën rëndojnë akuzat për krim të organizuar, pastrim parash, marrje e mitos, keqpërdorim i detyrës zyrtare, evazion fiskal, mashtrim në detyrë, legalizim i përmbajtjes së falsifikuar dhe nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, njofton Klan Kosova.