Në mesin e mbishkrimeve, në armën e sulmuesit shkrunte “Serbia ime”

Brenton Tarrant i cili është i dyshuari kryesor për sulmin terrorist në dy xhamitë në Christchurch në Zelandën e Re besohet të ketë prejardhje serbe.

Kjo për faktin se në videon e publikuar para kryerjes së aktit, në veturën e tij Tarrant, po dëgjonte këngë serbe,

Aty dëgjohet një këngë serbe nga vitet e 90-ta për  ish-liderin serb të Bosnjës, Radovan Karagjiq i njohur edhe si “kasapi i Bosnjës” e i cili është dënuar për krime lufte.

Në këngë ndër të tjera thuhet: Karaxhiq drejto serbët tuaj …

Gjithashtu në armën që kishte përdorur gjatë sulmit, shkruante emra në gjuhën serbe si:  Marko Miljanov Popovic, Stefan Lazar, Milos Obiliq, Bajo Pivljanin, emra këta të figurave historike serbe.

Në armë shkruante gjithashtu ‘Serbia ime’.