Në Medinë falet Namazi i Xhenazes për Khashoggi

Sot në Medine në Arabi Saudite u bë falje e namazit të xhenazes në mungesë, për gazetarin arab Jamal Khashoggi.

Namazi u mbajt me pjesëmarrjen e Salah Khashoggi, birit të të ndjerit, i cili është kolumnist i Ëashington Post.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Salah Khashoggi dje, një tjetër lutje do të mbahet në Mekë pas lutjeve të xhumasë që u mbajtën sot.

Familja do të pranojë ngushëllimet në banesën e tyre në Jeddah nga sot deri në të dielën.

Gjithashtu, sot u fal namazi i xhenazes për gazetarin në Stamboll.

Khashoggi u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa javësh të mohimit të ndonjë përfshirjeje në krim, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por pohoi se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për ta vrarë atë. Trupi i tij nuk ka gjasa ti kthehet familjes së tij, pasi ai është tretur në acid. /MESAZHI/