Në Kosovë ka më shumë kisha për kokë banori sesa xhami!

A e dini se në Kosovë ka më shumë kisha për kokë banori se xhamia! Në Kosovë sot përveç përbuzjeve të shumta që u bëhen myslimanëve ne shumë aspekt.

Në Kosovë sot përveç përbuzjeve të shumta që u bëhen myslimanëve ne shumë aspekte të ndryshme, një analizë e thjeshtë do të duhej për ta kuptuar se edhe në objektet fetare Myslimanët janë diskriminuar, madje këtij diskriminimi i janë bërë bashkë edhe shumë gazetarë e analistë, madje edhe politikanë.

Por të shohim se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht. Pas regjistrimit në Kosovë në vitin 2011 rezultuan këto statistika të banorëve:

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar 1.735.951
Numri i qytetarëve të regjistruar sipas përkatësisë fetare:
Myslimanë: 1.660.598 ose 95.7 për qind
Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind
Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind
Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind
Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind
Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind.

Nga gjetjet që kemi hulumtuar kanë rezultuar rreth:
800 Xhami
50 Kisha Katolike
150 Kisha Ortodokse dhe,
45 Kisha Protestante (Kryesisht nëpër salla).

Andaj nëse bëjmë një analizë të thjeshtë vije fjala nëse në këto objekte fetare luten mesatarisht rreth 400 (Numri është mesatar dhe i lëvizshëm) persona për çdo objekt vijmë në përfundim se:
– Në 800 Xhami luten 320.00 Besimtarë ose 19.27% nga 1.660.598 (95.7%) Mysliman.
– Në 50 Kisha Katolike luten 20.000 Besimtarë ose 52.32% nga 38.223 (2.2%) Katolik
– Në 150 kisha ortodokse Mundë të luten 60.000(233.6% D.m.th. ma shumë objekte se banorë) besimtarë nga 25.685 (1.5%)Ortodoks
– Në 45 Kisha Protestante mundë të luten 18.000 besimtarë të cilët në regjistrim fare nuk janë deklaruar se ekzistojnë ose janë regjistruar si Katolikët tjerë.

Andaj Komuniteti mysliman në këtë radhitje mbetet shumë larg në mungesë të objekteve për të qenë të BARABARTË me objektet tjera.

Nëse i bëjmë bashkë Katolikët dhe protestantet vijmë në përfundim se nga 38.223 te vendosur në 95 kisha nga 400 besimtarë rezulton se aktualisht nevoja e tyre është e përmbushur 99.4%.

Serbët edhe ata të pa deklaruarit në këto zgjedhje përsëri objektet e tyre janë me shumicë në proporcion me popullatën duke qenë rreth 233.6%.

Po sa Xhami duhet te ishin për të qenë të barabartë me komunitetet tjera p.sh.
Nëse do te donim të ishim njëjtë si katolikët me 52.32% atëherë në Kosovë do të duhej të ishin rreth 2.551 xhami tjera nga ato 800 sa janë aktualisht.

Por nëse do të donin të ishin 99.41% njëjtë si katolikët dhe protestantet bashkë atëherë në Kosovë do të duhej të ishin edhe rreth 3.352 Xhami tjera nga ato 800 sa janë aktualisht për të arritur nivelin e komunitetit Katolik.

Ndërsa për të arritur nivelin e Kishës Ortodokse në Kosovë do të duhej të ishin rreth 12.000 Xhami.
Andaj dhe një herë po e bëjmë radhitjen se cili komunitet ka më shumë objekte për kokë besimtari të vetë.

1) Kisha Ortodokse 150 Kisha 233.6% për 25.685 (1.5%) banorë.

2) Kisha Katolike me 50 Kisha 52.32% për 38.223 (2.2) Banorë.

3) Kisha Protestante me 45 Kisha (Nuk dihet ku janë sepse nuk janë regjistruar, mirëpo kanë vende për 18.000 banore ose 100% të nevojave të tyre.)

4) Myslimanët radhiten të fundit me 800 Xhami 19.27% për 1.660.598 banorë.

P.S: “Si përfundim duket qartë që komunitetet tjera i kanë të tej plotësuara kërkesat dhe nevojat e tyre për objekte fetare kurse komunitetit mysliman i mohohet e drejta për objekte ose ngrihet zëri se janë të shumta dhe të panevojshme duke nënvizuar se ne vend të xhamive kemi nevojë për shkolla, fabrika, spitale, etj, ndërsa nga paradoksi ynë kur të prishet shkolla për një objekt kishtarë askush nuk flet, ose kur të vendoset një objekt kishtarë ne një vend ku është bërë një betejë historike e UÇK-së përsëri askush nuk flet, madje komuna ndan edhe të holla për ngritjen e saj.”

Nga: Enes Limani