Në këtë vend është më së lehti të kaloni kufirin (Video)

A e keni menduar ndonjëherë se në cilin vend në botë është më së lehti të kalohet kufiri?

Kur e shikoni këtë video, do ta kuptoni se kufiri ndonjëherë është vetëm procedurë, pasi në këtë rast ai shërben vetëm formalisht.

Bëhet fjalë për Qipron turke dhe Qipron greke. Ky ishull fenomenal është i ndarë në shtetet e njohura si Qipro dhe Qiproja Veriore.

Ka një dallim të madh mes të dy vendeve, pasi në njërën anë flitet greqisht, feja është ortodokse, monedha është euro, cmimet janë të shtrenjta, dhe veshjet janë firmato.

Ndërsa në anën tjetër, flitet turqisht, vendi është i mbushur me besimtarë islam, monedha është lira, ushqimi është i lirë dhe i shijshëm, dhe cmimet janë për toke.. /MESAZHI/