Në këtë orë nis El Clasico

Ekziston një arsye pse dueli do të fillojë në ora 23:00.

Liga e Kampionëve është arsyeja kryesore pse ndeshja e kthimit e Superkupës së Spanjës zhvillohet sonte nga ora 23:00 në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit e Barcelonës.

Federatat e futbollit të shteteve të ndryshme, kanë marrëveshje me UEFA-n dhe EPFL (Ligën Profesionale të Futbollit Evropian).

Marrëveshja ka përfunduar në fund të sezonit, por Federata e Futbollit të Spanjës dëshiron ta respektojë atë pasi pret që të gjitha palët të rinovojnë kontratat në një të ardhme të afërt