“Në kampet e arakanasve e vetmja gjë që mund të shihni janë njerëzit që vuajnë”

Ahmed Ullah, një musliman i Arakanit, duke treguar për vështirësitë si fëmijë në kampet e refugjatëve tha se kjo është një gjendje që askush nuk dëshiron të gjendet.

Ullah, i cili është lindur në kampin e muslimanëve të Arakanit në Bangladesh, dhe tani është drejtues i një organizate joqeveritare në Kanada, njëkohësisht vazhdon edhe studimet e tij, vlerësoi për Anadolu Agency (AA) përjetimet e muslimanëve të Arakanit.

Ai tregoi se janë me fat se ai dhe familja e tij gjenden në një vend si Kanadaja, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë mundësi tjetër përveç braktisjes së tokave të tyre.

“Kjo është një gjendje që askush nuk dëshiron. Edhe të ishte armiku juaj më i keq, nuk do të dëshironi një fëmijë ta dërgoni në këto kampe. Këto vende janë më shumë si kamp përqendrimi ku nuk ka shërbime shëndetësisë, arsim dhe ushqim. Ajo që shihni atje është njerëz që vuajnë vazhdimisht”, u shpreh ai në lidhje me vështirësitë që mund të përjetohen në kampet në Bangladesh si fëmijë.

“Presioni ndaj Bangladeshit duhet të vazhdojë”

“Komuniteti ndërkombëtar, duhet të vazhdojë presionin ndaj Bangladeshit që ky vend t’i japë arsim këtyre fëmijëve arakanas”, tha Ullah.

“Bangladesh e di që gjenocidi në Mianmar vazhdon, por insiston që muslimanët e Arakanit të kthehen në vendet e tyre”, shtoi më tej ai.

Ullah theksoi se është e rëndësishme që OKB-ja të marrë rol në rikthimin e muslimanëve të Arakanit në tokat e tyre.

Ai gjithashtu theksoi se vendet si Turqia, Britania dhe SHBA janë duke treguar përpjekje për ndihma humanitare për muslimanët e Arakanit. “Qeveritë ndërkombëtare nuk bëjnë presionin e duhur ndaj Mianmarit, sepse mendojnë se Mianmari është në një periudhë tranzicioni demokratik. Por kjo është krejtësisht gabim”, përfundoi Ullah.