Më në fund fiton Reali

Real Madridi ka fituar ndaj Real Sociedadit në La Liga me rezultat 1-3.

Pas dy barazimesh më në fund erdhi fitorja për Los Blanocs, të cilët nuk vuajtën shumë në këtë takim edhe përkundër mungesave.

Goli i parë në takim erdhi nga Borja Mayoral në minutën e 19-të të takimit.

Vendasit barazuan në minutën e 28-të me anë të Kevin Rodiguez, por ishte ky lojtar që shënoi në portën e tij në minutën e 36-të dhe i dha skuadrës së Zinedine Zidanes epërsinë për herë të dytë në takim.

Goli i qetësisë erdhi nga Gareth Bale në minutën e 61-të pas një vrapimi të bukur. Ky ishte goli i gjashtë i uellsiani në stadiumin Anoeta në pesë ndeshjet e fundit.

Vlen të theksohet se në këtë takim Adnan Janzuaj luajti deri në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitore Real Madridi ngjitet në pozitën e katër me tetë pikë, katër më pak se Barcelona. Sociedadi vazhdon në të tretën me një pikë më shumë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blanos është ndaj Betisit, kurse Sociedadi udhëton në Levante.