Në ‘Fadil Vokrri’ sot luhet derbi Prishtina – Llapi

Superliga e Kosovës në futboll po kalon momente më të mëdha të saj që nga pas lufta.

Nuk mbahet mend të ketë ndodhur që në fund të kampionatit, tri skuadra të kërkojnë titullin e kampionit.

Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, janë në garë për lavdinë në futbollin e Kosovës këtë edicion.

Këto dy të fundit, sot (e shtunë) me fillim nga ora 16:00 takohen në ‘Fadil Vokrri’, për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit deri në këtë pikë.

Kjo përballje mund të jetë etike për vazhdimësinë e sezonit, ku ajo që humb, do të largohej nga gara për titull.

Si Llapi dhe Prishtina, me pikë të njëjta nga 69, ndajnë vendin e dytë dhe tretë, dy më pak se Feronikeli, që kryeson me 71 sosh.

Skuadra nga Drenasi sot po ashtu ka para vetës një sfidë të vështirë, ku në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ takohet me Dritën./Lajmi.net