Në Egjipt brenda 18 muajve janë arrestuar mbi 26 mijë persona

Njoftohet se në Egjipt në një periudhë prej një e viti e gjysmë më shumë se 26 mijë persona janë arrestuar, dhe se në 18 muajt e fundit në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Egjipt janë identifikuar 1.344 raste të torturës dhe neglizhencës së qëllimshme mjekësore

Në raportin e publikuar nga Qendra e Koordinimit të të Drejtave dhe Lirive në Egjipt, theksohet se në mbarë vendin përveç Gadishullit Sina në 18 muajt e fundit janë arrestuar 26.207 persona.