Në Dresdenin e Pegida-s, “gjendje të jashtëzakonshme nga nazizmi”. Pse?

Dresden, kryeqyteti i Saksonisë, është konsideruar prej kohësh një bastion i së djathtës ekstreme. Lëvizja antislamiste Pegida u themelua pikërisht aty.

Këshilltarët e qytetit që përpiqen që bëjnë atë “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” në vitin 2025, miratuan një rezolutë ku shpallin “gjendje të jashtëzakonshme për shkak të nazizmit”, ku thuhej se duhen bërë më shumë për të luftuar ekstremin e djathtë.

Megjithatë, kundërshtarët e rezolutës thonë se këshilltarët kanë shkuar shumë larg.

Cila është një “gjendje e jashtëzakonshme për shkak të nazizmit”?

“Kjo do të thotë paka shumë si gjendja e jashtëzakonshme për shkak të ndryshimit të klimës – me të cilën kemi një problem serioz”, tha këshilltari lokal Max Aschenbach, i cili mori pjesë në formulimin e rezolutës.

Në rezolutë thuhet se “qëndrimet dhe veprimet ekstremiste të krahut të djathtë … janë gjithnjë e më të zakonshme” dhe nxit qytetin të ndihmojë viktimat e dhunës së ekstremit të djathtë, të mbrojë pakicat dhe të forcojë demokracinë.

Aschenbach thotë se me miratimin e rezolutës, këshilltarët kanë treguar se janë të përkushtuar për të mbajtur një “shoqëri të lirë, liberale, demokratike që mbron pakicat dhe kundërshton me forcë nazistët”.

Si u shpall “gjendja e jashtëzakonshme për shkak të nazizmit”?

Rezoluta e Ashenbach u mbështet nga 39 këshilltarë, ndërsa 29 votuan kundër. Këshilltarët Unionit Kristian Demokrat ishin kundër saj.

Anëtarët e partisë e quajtën rezolutën “simbolikë të pastër politike” dhe i përshkruanin formulimet e fuqishme si “gabime gjuhësore”.

Këshilltarët e Partisë Liberale Gjermane të Demokratëve të Lirë mbështetën rezolutën, por një këshilltar kritikoi përdorimin e termit “gjendje emergjente për shkak të nazizmit”, duke thënë se një formulim i tillë nuk do ta ndihmonte Dresdenin të bëhej “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”, raporton DPA.

Aschenbach thotë se qyteti nuk ka asnjë detyrim të bëjë asgjë pasi të miratohet dokumenti, por se “teorikisht, masave ekzistuese duhet t’i jepet përparësi më e madhe dhe vendimet e ardhshme duhet të merren në përputhje me rrethanat.”

Kai Arcajmer, një profesor i politikës gjermane që ka shkruar gjerësisht mbi ekstremizmin e djathtë, thotë se efekti kryesor i rezolutës është simbolik, por do të thotë se më shumë para do të shpenzohen në të ardhmen në programe që synojnë luftimin e ekstremizmit.

“Asnjë qytet tjetër gjerman ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të nazizmit. Sidoqoftë, rezolutat kundër ekstremizmit të krahut të djathtë nuk janë aq të rralla”, tha ai.

Dresden është i njohur për të djathtët e tij.

Në këtë qytet, në vitet 1990, grupet neo-naziste filluan të organizojnë mitingje për të përkujtuar atë që ata e quajnë “bombardimi i Holokaustit” – një bombardim amerikan dhe britanik i qytetit në 1945, thotë Arcajmer.

Këto grupe u aktivizuan në zonat përreth dhe në Saksoninë jugore.

Shteti i Saksonisë ka qenë gjithashtu prej kohësh kështjellë e Partisë Demokratike Kombëtare të ekstremit të djathtë dhe më vonë e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Në zgjedhjet shtetërore të shtatorit, partia AfD fitoi 27.5 përqind të votave, 17.8 përqind më shumë sesa në vitin 2014.

Lëvizja Pegida (Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit) u krijua gjithashtu në Dresden në 2014-ën. Tubimet e kësaj lëvizje janë duke u zhvilluar ende në qytet.

Përkrahësit e Pegida-s thonë se njerëzit duhet të “zgjohen” ndaj kërcënimit të “ekstremistëve islamikë”. Ata kërkojnë që qeveria të frenojë fluksin e migrantëve në vend dhe pretendon se autoritetet nuk zbatojnë ligjet ekzistuese.