Në çdo moment pritet që ushtria turke të hyj në qendër të Afrinit

Ushtria turke në çdo moment mund të hyjë qendër të Afrinit.

“Është çështje momenti. Ka mbetur edhe pak për të hyrë në Afrin. Çdo moment mund t’ju përcjellim këtë lajm të gëzueshëm”, ka thënë Erdoğan në një takim me qytetarët.

Presidenti turk konfirmoi se deri më sot në operacionin “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në Afrin, janë neutralizuar të paktën 3.569 terroristë.

Ai sot drejtoi kritika në llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dërgimin e armëve organizatave terroriste.

“Disa herë u kemi thënë: ‘Kini kujdes, jeni duke bërë gabim. Flisni se jeni kundër terrorizmit dhe veproni së bashku me terroristët. Do të paguani shtrenjtë koston e saj’. Ashtu dhe ndodhi. Kanë shumë para, kanë dërguar 5.000 kamionë dhe 2.000 avionë transporti me armë. Por, çfarë ndodhi? Të gjitha këto i kemi gjetur dhe i kemi zbuluar. Sigurisht që terroristët tani po ikin dhe ne mbledhim këto armë”, tha Erdoğan.