Në Arabinë Saudite kanë mbërritur 1.7 milionë haxhinj

Numri i muslimanëve të cilët kanë mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer ritualin e sivjemë të haxhit ka mbëritur në 1.723.793, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përfundimisht me të dielën, numri i haxhinjve të cilët kanë arritur në Arabinë Saudite përmes rrugës ajrore është 1.620.592, ndërsa numri i atyre që kanë mbëritur përmes rrugës tokësore është 88.374 dhe përmes rrugës detare 14.827”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Pasaportave të Arabisë Saudite.

Numri i personave po lëviz shpejtë drejt shifrave prej 1.9 milionë, aq sa vizituan Arabinë Saudite në vitin 2016.

Gjatë muajit të kaluar, qindra e mijëra muslimanë nga e gjithë bota kanë filluar të mbërrijnë në Arabinë Saudite për të kryer haxhin e këtij viti, të cilin muslimanët janë të detyruar të bëjnë së paku një herë në jetën e tyre.