Në Adapazar të Turqisë hapet kursi i gjuhës shqipe

Me iniciativë të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në Turqi, konkretisht në qytetin e Adapazarit hapet kursi i gjuhës shqipe.

“Qëllimi i hapjes së këtij kursi është mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe. Përmes tij, kursistët do të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë shqip, do të mësojnë për letërsi, histori etj. Kursi organizohet për të gjithë të interesuarit, pavarësisht nga mosha. Data: 30.10.2019, Vendi: Adapazar, Koha: 19:00. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin.