Në 40 sekonda një vetëvrasje, depresioni shkak kryesor

Një raport i fundit i OBSH tregon se në botë mesatarisht në çdo 40 sekonda, një person i jep fund vetes duke u vetëvrarë. Në Shqipëri statistikat e një viti më parë treguan se 197 persona u vetëflijuan dhe një ndër shkaqet është depresioni, shkruan oranews.

Një  person në cdo 40 sekonda vret veten në botë. OBSH në raportin e fundit përsa i takon depresionit dhe vetëvrasjeve vlerëson se 800 mijë njerëz vdesin çdo vit, ose e thënë ndryshe 3000 çdo ditë.

Në Shqipëri, të dhënat zyrtare të policisë së shtetit për vitin 2017 treguan se 197 u vetëvranë.

Në diskutimin përse janë këto statisitika në rritje të këtij fenomomeni global, psikologët e lidhin ngushtë aktin me depresionin.

Ndaj ekspertët, psikologët dhe mjekët psikatër sugjerojnë familjarët të tregohen të kujdeshëm ndaj simptomave që mund të shfaqin anëtarët e tyre, duke bërë vlerësimin e gjendjes të shëndetit mendor.