Ndryshon vlera e Xherdan Shaqirit, ky është çmimi i ri

Xherdan Shaqiri është duke i befasuar të gjithë me formën e jashtëzakonshme që po kalon te Liverpool. Xherdan Shaqiri u transferua te Liverpooli në verën e kaluar nga Stoke City për 14.5 milionë euro, ndërsa tani po tregon një formë të lartë në këtë sezon. Anësori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit është duke u treguar shumë i rëndësishëm për Jurgen Kloppin, duke veçuar dy golat e tij në fitoren ndaj Manchester United, përcjell lajmi.net. Nga vlera e tij e transferimit, tani ajo ka pësuar rritje të madhe, duke shkuar në 53.2 milionë euro në tregun e transferimeve. Kjo rritje në vlerë, Shaqirin e bënë lojtarin më të vlefshëm në histori të Zvicrës.
SHPËRNDAJE