Ndryshon renditja në Superligën e Kosovës pas xhiros së 14-të

Këtë fundjavë, në Superligën e Kosovës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 14-të.

KF Ballkani dhe KF Llapi kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në Therandë.

Një ndeshje interesante është zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku KF Feronikeli kanë mposhtur FC Prishtinën, 2:3.

Fitore këtë xhiro ka shënuar edhe Gjilani, që në udhëtim 0-3 mposhti Vushtrrinë.

Pas 14 xhirove, KF Gjilani dhe KF Ballkani ndajnë vendin e parë me nga 30 pikë, të ndjekura nga Drita me 27.

FC Prishtina renditet në vendin e katërt me 24 pikë.

Katër skuadrat e fundit në tabelë janë Ferizaji,Flamurtari, Vushtrria dhe Dukagjini./