Ndryshohet vendimi për Sekiraqën

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj ka bërë të ditur sot se iu është ndryshuar masa të akuzuarit, Enver Sekiraqes.

Zogaj ka thënë për ‘Indeksonline’ se është marrë vendimi që Sekiraqa të kthehet në Burgë. Sipas tij, shërbimi që ai udhëheq është  i gatshëm që ta pranojë menjëherë atë.

“Kryesorja Gjykata e Apelit e ka marrë vendimin. Ne shërbimi korrektues jemi  të gatshëm çdo moment ta pranojmë atë. Nuk e di a ka mrri në burg po besoj që do të mbërrinë shpejt”, ka thënë Zogaj.