Ndotja e ajrit shkakton 18 për qind të lindjeve të parakohshme

Ndotja e ajrit nga grimcat shkakton 18 për qind të lindjeve të parakohshme në botë, që është e barabartë me faktorët e rrezikut, siç janë mosha e gruas shtatzënë, shëndeti i saj i përgjithshëm ose rrethanat socio-ekonomike, thuhet në një studim ndërkombëtar, të publikuar në revistën “Environmental Journal”, përcjell albinfo.ch.

Më të rrezikuara janë gratë shtatzëna në Azinë Juglindore dhe Lindore, të cilat kanë lindur para afatit 75 për qind të fëmijëve.

Vetëm në Indi ka rreth një milion lindje të parakohshme nga 2.7 milionë lindje, dhe 500.000 në Kinë.
Rreth 50 për qind e ndotjes së qyteteve janë përgjegjës vetë qytetet, industria e tyre, automjetet… dhe pjesa e mbetur 50 për qind sjell era nga vendet fqinje apo rajonet kufitare, për të cilat duhet të ketë bashkëpunim jashtëzakonisht të rëndësishëm rajonal, thonë shkencëtarët.

Përqindja e lindjeve të parakohshme në disa vende evropiane është katër deri në pesë për qind, në krahasim me 15 në 18 për qind në Azinë Juglindore dhe në disa vende afrikane.