Ndodhë në Durrës: 5 djem e lidhin dhe e dhunojnë vajzën 8 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë vetëm 8 vjeçe është përdhunuar në grup nga 5 djem.

Ngjarja është regjistruar dy javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare ““Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës.

Sipas burimeve të korrespondentit të “PANORAMA”, përdhunuesit ka qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, ndërsa edhe vajza edhe agresorët janë banorë të kësaj zone.

Mësohet se djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katër të kësaj shkolle, dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.

Vajza e vogël është gjetur nga mësuesit e shkollës, e lidhur , ndërsa më pas është zbuluar dhe ndodhia e rëndë.

Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.