Ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve

Sonte do të zhvillohen edhe tetë ndeshje tjera të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas natës emocionuese të mbrëmshme me sfidat e Ligës së Kampionëve, sot luhen edhe tetë takime të tjera.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi që synon ta mbrojë titullin e fituar në tre vitet e fundit e pret në Santiago Bernabeu, Romën. Madrilenët këtë vit janë pa yllin e tyre Cristiano Ronaldo që është larguar te Juventusi. Sfida tjetër e këtij grupi luhet mes Viktoria Plzen dhe CSKA Moskës.

Një ndër skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve është pa dyshim Juventusi.

“Zonja e Vjetër” udhëton drejt Mestallas për t’u ndeshur me Valencian. Sfida tjetër e Grupit H, luhet në Zvicër, aty ku Young Boys e pret Manchester Unitedin e Jose Mourinhos.

Manchester City në Etihad Stadium do të ballafaqohet me Lyonin, kurse një pretendent tjetër si Bayern Munich është mysafir i Benficas.

Grupi E

18:55 Ajax – AEK Athens

21:00 Benfica – Bayern Munich

Grupi F

18:55 Shakhtar Donetsk – Hoffenheim

21:00 Manchester City – Lyon

Grupi G

21:00 Real Madrid – Roma

21:00 Viktoria Plzen – CSKA Moska

Grupi H

21:00 Valencia – Juventus

21:00 Young Boys – Manchester United