Ndeshja më e madhe e vitit/ Dueli Federer-Nadal luhet sot

Rafael Nadal dhe Roger Federer do të duelojnë sot përballë njëri-tjetrin në gjysmë finalen e Wimbledon.

Dueli i tyre vjen pas 11 viteve kur ato u përballën në finalen e 2008. Mediat botërore e kanë cilësuar si dualin më të fortë të vitit. Njëri nga fituesit do përballet me fituesin e çiftit tjetër ku luan kampioni në fuqi, Novak Djokovic përballë spanjollit Roberto Bautista Agut.

Në përballjet e tyre Nadal ka fituar 24 herë ndaj Roger Federer. Spanjolli 33 vjeçar ka 2 tituj të fituar në Wimbledon kundrejt 8 të fituara nga 37 vjeçari Federer.

Nadal numëron 18 tituj Gram Slam, ndërsa Federer 20./tch

SHPËRNDAJE