Ndeshja kundër Real Madrid do të jetë speciale për Valverden

Barcelona dhe Real Madrid do të përballën dy herë me njëra tjetrën, brenda një jave.

Një ‘El Clasico’ do të kemi fatin ta shohim në kuadër të Kupës së Mbretit, kurse një tjetër në kuadër të La Ligas.

Por, për Valverden, ndeshja e ardhshme do të jetë pakëz më speciale sesa klasikja e dytë.

Ernesto Valverde, gjatë ‘El Clasico’ do të regjistrojë ndeshjen e 100-të si trajner i Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Valverde do të synojë që në ndeshjen e tij jubilare të dal me fitore, dhe të vazhdojë serinë pozitive me katalanët.

Ai, në 99 ndeshje ka regjistruar 67 fitore, krahas 23 barazimeve dhe vetëm nëntë humbjeve. Këto statistika kanë bërë që skuadra ta vazhdojë kontratën e tij.