Ndërron jetë ushtaraku i dytë në Letoni

Ka ndërruar jetë edhe ushtaraku i dytë, Klodian Tanushi, pas lëndimeve të marra nga një incident që ka ndodhur ditë më parë gjatë asgjësimit të municioneve ushtrarake dhe lëndëve eksplozive të paplasura në Letoni.

Prej këtij incidenti e vdekur kishte mbetur edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, ndërsa i plagosur rreshter Julian Kapaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”.