Ndërron jetë shkrimtari Dritëro Agolli

Ka ndërruar jetë këtë të premte, në moshën 85-vjeçare, shkrimtari i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit. Poeti i njohur ka ndërruar jetë në spitalin e Senatoriumit, ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh.

Agolli ka lënë pas dhjetëra libra me poezi, prozë dhe artikuj në shtyp, ku spikaste publicistika e tij. Me veprimtarinë e tij, Agolli konsiderohet pa frikë një ikonë e letrave shqiptare.