Ndërron jetë rapsodi i famshëm kosovar

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare rapsodi i famshëm kosovar, Hashim Shala.

Shala ishte një nga zërat më të pëlqyer të muzikës folklorike shqiptare duke qenë krijues i shumë hiteve të kësaj muzike. Hashim Shala u lind në vitin 1936 në fshatin Vërbofcë.

Bashkë me Tahir Drenicën, Hashim Shala llogaritej si një nga rapsodët më të shquar shqiptar të këtij shekulli.