Ndërron jetë Murad Hofman, shkrimtari gjerman, i cili krijimtarinë e tij hulumtuese ia kushtoi Islamit

Murad Hofman, shkrimtari gjerman, i cili krijimtarinë e tij hulumtuese ia kushtoi Islamit, paska ndërruar jetë sot. Është një ish-diplomat gjerman, i cili pranoi fenë Islame, dhe që me argumenta shkencorë flet për raportet në rafshe të ndryshme të jetës mes fesë Islame dhe shkencës. Libri i tij “Islami, si alternativë” është një vepër mjaft argumentuese, e qartë dhe kuptimplote. Ndër të rrallë shkrimtarë i përkthyer në qindra gjuhë botërore.

Dr. Murad Wilfried Hofmann ka lindur në një familje katolike ne vitin 1931. Ne vitin 1957, ai ka përfunduar studimet e tij për drejtesi në Harvard dhe në Shkollën e Drejtësisë në Munih, dhe për 33 vjet ka punuar në Shërbimin e Jashtëm të Gjermanisë. Në vitin 1980, ai bëhet musliman (Sunni). U bënë protesta nga populli gjerman se si një njeri i nivelit kaq të lartë mund të përqafojë Islamin. Kur u rikthye në Islam, ai ishte anëtar i Shërbimit të Jashtëm Gjerman dhe specialist në çështjet e mbrojtjes nukleare. Që atëherë ai ka botuar një seri librash dhe artikujsh nëpër revista me tema islame. Këtu përfshihen Ditari i një muslimani gjerman, Islami si alternativë (i përkthyer edhe ne shqip nga Furkan Ism – Shkup), Udhëtimi në Mekë, dhe Islami në Mileniumin e Tretë (i botuar edhe në shqip). Ai ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve të Universitetit Islam Ibn Rushdi të Andaluzisë, në Kordobë, Spanjë. Ai ishte anëtar korrespondent i Akademisë Studimore të Civilizimit Islam, në Amman, Mbretërinë Hashimite të Jordanisë. Ai ishte anëtar nderi dhe këshilltar i Këshillit Qëndror të muslimanëve në Gjermani (ZMD). Ai merr pjesë në konferencat e përvitshme të Këshillit të Lartë Islam të Egjiptit. Ai shërbeu gjithashtu si Drejtor i informacionit për NATO-n në Bruksel (1983-87), ambasador në Algjeri (1987-90), dhe ambasador në Marok (1990-94). Kohën e fundit Dr. Hofmann jetoi në Bonn (Gjermani), dhe jepte leksione mbi Islamin në shumë vende të botës.
Ndahet nga jeta e kësaj bote më 12.01.2020

SHPËRNDAJE