Ndërron jetë Kobe Bryant, përfshihet në aksident fatal me helikopter

Basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant, ka vdekur pas një përplasje me helikopter.

Sipas TMZ, ylli i NBA po udhëtonte me tre persona tjerë me helikopterin e tij privat kur ndodhi dhe aksidenti të dielën, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij mediumi, pesë personat që ishin në bord kanë vdekur.

TMZ raporton se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit mirëpo, është duke u hetuar arsyeja e përplasjes së helikopterit.