Ndërron jetë ish kampioni olimpik dhe botëror

Ka ndërruar jetë një nga çiklistët më të mirë në botë në shekullin e fundit, Stephen Wooldridge.

Ish çiklisti australian ka vdekur në moshën 39 vjeçare duke lënë prapa një djalë dhe një vajzë. Nuk është dhënë asnjë detaj më shumë nga familja për arsyet e vdekjes.

Wooldridge ishte kampion olimpik në Lojërat Olimpike në Athinë ndërsa fitoi edhe katër tituj botërorë gjatë viteve 2002-2006.