Ndërron jetë i riu palestinez i plagosur nga izraelitët

Një i ri palestinez ndërroi jetë sot nga plagët e tij që i mori pasi u plagos armë zjarri nga ushtria izraelite pranë gardhit të sigurisë Gaza-Izrael, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“I riu palestinez Fadi Osama Hijazi, 21 vjeçar, vdiq nga plagët pasi u plagos nga plumbat izraelitë në shkurt të këtij viti në afërsi të qytetit Jabalya, në Rripin verior të Gazës”, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë në një njoftim.

Hijazi u plagos rëndë teksa mori pjesë në protestat javore kundër okupimit, të njohura si “Marshi i Kthimit të Madh”.

Që nga fillimi i protestave të Gazës në mars të vitit të kaluar, pothuajse 270 protestues kanë rënë dëshmorë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite në gardhin e sigurisë me Gazën.

Protestuesit kërkojnë ndërprerjen e bllokadës 12 vjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe privon dy milion banorët e saj të lëvizin lirë brenda dhe jashtë Gazës.