Ndërrojnë temperaturat, sot moti me diell

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat në orët e mbrëmjes mund të marrin karakter zhvillimi. Temperaturat do të sillën në mes 3 e 12 gradë Celsius.

Nesër, pritet që vranësira të mbizotërojnë e kohë pas kohe mund të sjellin edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 1 e 9 gradë Celsius.

Kushtet aktuale meteorologjike po bëjnë që qarkullimi i ajrit të jetë në suaza normale, prandaj edhe indeksi i kualitetit të ajrit (AQI) është në suaza normale.